Ekonomia e Kosovës do të humb deri në 500 milionë euro për shkak të pandemisë

Ekonomia e Kosovës do të humb deri në 500 milionë euro si pasojë e pandemisë me COVID-19, ka thënë ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, ne intervisten per Radion Evropa e Lire, transmeton Mediafokus.info.

Sipas tij, pakoja për rimëkëmbjen e ekonomisë pasi të kalojë pandemia do të jetë rreth 1 miliard euro e cila do të jetë e shpërndarë në disa fusha.

Bislimi thotë se problemi më i madh për qeverinë do të jetë marrja e mbështetjes nga parlamenti duke marr parasysh krizën politike që ka hyrë vendi që nga koha e mocionit për shkarkimin e qeverisë. Sipas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar buxheti i Kosovës do të ketë 200 milionë euro më pak këtë vit si pasojë e pandemisë./Mediafokus.info/