Ekrem Gjinolli shpallet Nderi i Qytetit të Gjilanit

Legjenda e futbollit gjilanas, Ekrem Gjinolli, është shpallur sot Nderi i Qytetit të Gjilanit (post mortum) nga ana e kuvendarëve të kësaj komune.

Propozimi kishte ardhur nga asamblisti i AAK’së, infektologu Xhevat Demiri, para pak muajsh në Kuvendin e Komunës, transmeton Mediafokus.info.

Ekrem Gjinolli ishte njëri nga futbollistët e parë të FC Drita, në vitin e themelimit të kësaj skuadre – 1947./MediaFokus/