Ekskluzive/ Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për vjedhje të rënda në Gjilan

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në këtë qytet.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Labinot Kqikun, i cili ishte i përfshirë në disa raste kriminale së bashku me të dyshuarin tjetër, Egzon Isufi, i arrestuar më herët nga Policia.

Sipas burimeve, arrestimi i Kqikut është bërë më 26.01.2026, rreth orës 19:30, në Sheshin e Qytetit në Gjilan, pas veprimeve intensive hetimore nga ana e Njësitit të Hetimeve.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rasteve të vjedhjeve po vazhdojnë.

Policia nuk përjashton mundësinë që në këtë rast të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë, për të cilët priten veprime të tjera procedurale.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.