Zihet me marihuanë një grua në Burgun e Dubravës

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua, e cila në Burgun e Dubvravës është kapur me substancë narkotike e llojit marihuanë.

“Burgu i Dubravës, Pejë, 27.05.2021 -09:55  Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi gjatë procedurave të kontrollit nga oficerët korrektues te e njëjta janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 3.5 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë. E dyshuara me urdhër të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.