Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente plus, pas lëndimit të dy këmbësoreve
Një person është arrestuar nga policia, pasi i lëndoi me veturë dy këmbësore në Prishtinë dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ka shkaktuar edhe dy aksidente të tjera.
Policia ka bërë me dije se ai e kishte paraqitur si rast vjedhjen e veturës, por më pas e ka pranuar gabimin
“Rr. Vicianumi, Prishtinë, 26.05.2021-18:10. Raportohet për aksident trafiku me lëndime të rënda në mes të një automjeti me drejtues mashkull kosovar dhe dy këmbësore femra kosovare. Si pasoje e saj i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes, shkakton edhe dy aksidente tjera në komunikacion e braktis veturën duke e lënë. I dyshuari e kishte paraqitur rasti se ju kishte vjedhur vetura e tij. Më datën 27.05.2021 pas hetimeve i njëjti është paraqitet në S. Policor dhe pranon se kishte fshehur rastin në fjalë. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)