Ekskluzive: Edhe dy të arrestuar në rastin “Karaçeva”

UPDATE – Dy dyshuar tjerë në rastin “Karaçeva” janë arrestuar para disa çastesh, raporton Mediafokus.info.

Burimet e Mediafokus.info nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se sot në Gjilan janë kryer tri bastisje nga Policia e Kosovës, me ç`rast janë arrestuar edhe dy të dyshuar për veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

E kontaktuar nga Mediafokus.info, prokurorja kujdestare nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Kujtesa Fazliu, ka thënë se nuk ka informata në lidhje me këtë rast.

Në dy aksionet e para, policia nuk ka arritur t`i arrestojë të gjithë personat e dyshuar, por siç shihet nuk ka hequr dorë nga ndjekja e tyre.

Në rastin ‘Karaçeva’ deri tani janë arrestuar një numër i madh personash dhe mbase ky është aksioni më i madh i kundër kriminalitetit.

Aksioni është duke vazhduar dhe Mediafokus.info do t’ju mbajë të informuar për detajet më të reja./Mediafokus.info