Ekskluzive: Këta janë 5 kandidatët e nominuar për deputetë nga LDK e Gjilanit

LDK e Gjilanit do të garojë sërish me pesë kandidatë për deputetë, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Burime të Mediafokus.info brenda kryesisë së Degës së LDK’së, kanë konfirmuar se organi më i lartë i kësaj partie sapo ka nominuar kandidatët për deputetë.

Ata janë: Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, Faton Bislimi dhe Ramiz Ramadani.

“Me konsensus të plotë, pa asnjë kundërshtim, kryesia e Degës e cila është udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, vendosi për këta emra”, ka thënë në kushte anonimiteti një anëtar i kryesisë së kësaj partie.

Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku-Rexhepi e Faton Bislimi janë zgjedhur deputetë në mandatin që përfundoi, ndërkaq Imet Rrahmani ishte deputet në ligjislaturën 2017-2019.

Risi në këtë përbërje është Ramiz Ramadani, i cili i futet garës për herë të parë.

Ai, për dy mandatet e fundit të qeverisjes komunale të Gjilanit, është drejtor për Bujqësi, e që shpesh është cilësuar nga kolegët e tij si më i miri i fushës./Mediafokus.info/