Ekskluzive: Si e festoi Gjilani 28 nëntorin 1943?
Në 30 vitet e fundit ka mjaft fotografi se si e festoi Gjilani 28 nëntorin. Por, pak është nxjerr në publik rreth kremtes së kësaj feste ndër vite.
MediaFokus.info ka siguruar fotografinë eksluzive të Bashkisë së Gjilanit duke e kremtuar 28 Nëntorin në vitin 1943, në kohën kur kryetar ka qenë Daut Elezi nga Shqipëria, i cili ka shërbyer në këtë pozitë për tre vite e gjysmë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Me t’u kthyer në Shqipëri, Daut Elezi e pati fatin e keq sikur mijëra gjilanas, veç se ai u pushkatua në Elbasan për shkak të detyrës dhe bindjeve politike të kohës s aka vepruar.
Në shenjë nderimi për kontributin e dhënë për këtë qytet, ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të këtij qyteti, e kishte nderuar Daut Elezin me mirënjohje Post Mortum, të cilën e pati pranuar mbesa e tij, Teuta Ramaj Dervishi.
MediaFokus do të publikojë foto e dokumente interesante, si freskim i memories kolektive. /MediaFokus/