Eksperimet me figurat historike Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari

Historiani Izmi Zeka, ish-zëvendësministër i Brendshëm, ka reaguar ndaj logos së qeverisë së Kosovës për figurat eminente kombëtare, të cilën ai e konsideron një eksperimet me figurat historike Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.

“Po e përsëris edhe njëherë pse more kjo logo e Qeverisë së Kosovës. Pse more po luani me figurat kombëtare.

Figura e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit nuk duhet të preket nga pamja që kishin.

Shikoni si janë të deformuar pamjet e tyre pa sens të madhështisë së tyre.

Ku jeni ju more Shoqatat e dala prej luftës, ku jeni ju qytetarë që të mos lejoni t’u preket esenca shtetërore.

Epopeja e Jasharajve nuk është eksperimenti i artistëve ose loja me ngjyra të figurave historike.

Pse heshtni kur u preket vetë historia e Kosovës”? – pyet Zeka.