Eksperti tregon raportin nga Italia për mandarinat shqiptare, si t’i dallojmë ato me kimikate?
“Mandarina e prodhuar në Shqipëri nuk ka asnjë preparat të palejuar dhe asnjë lloj normative mbi normat e BE-së”.
“Mbrëmë më erdhën analizat nga Italia. Janë dërguar me postë të shpejtë dhe laboratori analizon preparate e lejuara e të palejuara. janë bërë analizat për 600 preparate dhe pastaj normativat… Mund t’ua lë një kopje janë 15 faqe dhe nuk gjeni një preparat të palejuar. Nuk përjashtojmë ndonjë fermer të vogël që mund të mos ketë respektuar karencën. Unë do t’u them me plot gojën që mandarina e prodhuar në Shqipëri nuk ka asnjë preparat të palejuar dhe asnjë lloj normative mbi normat e BE”, tha ai.
“Dhe kampioni që kolegët e mi kanë marrë përmbushin të gjithë sipërfaqen e Mursisë, Xarës se Konispolit. Në këtë zonë funksionon një nga kompanitë më të mëdha në Europë të supermarketeve. Ëahtë një ekspert i huaj atje dhe ai analizon çdo lloj parcele dhe nuk ka identifikuar mbetje ose preparate të lejuara”, tha ai.
Sipas tij kjo bëhet me qëllim hedhjen baltë të prodhimeve shqiptare dhe ndodh sa herë ka prodhim, sikurse edhe me frutat e perimet e tjera.
“Nuk është hera e parë që trajtoj çështjen e mandarinave dhe konsumoj mandarinat. Ne jemi mësuar me këto lloj situatash sa fillon dalja në treg e produktit shqiptar fillon edhe një trend negativ të baltosim prodhimin, është luftë tregtare, luftë rajonale, jemi mësuar në mars me domaten e specat e serave. Ne presim 40 mijë ton mandarina nga Xara e Mursia, një prodhim cilësor dhe ajo që dua të them është se në momentin e vjeljes”, u shpreh ai në Dita Jonë.
Ndërkohë teknologu Abdyl Sinani, këshillon që mandarinat të lahen me ujë të rrjedhshëm dhe të mos konsumohet më shumë se 1 kg.
I pyetur sesi ti dallojmë mandarinat me kimikate, teknologu përgjigjet: “Ato që janë të lustruara dhe që nuk kanë gropa. Po ta marrësh mandarinën dhe ta vësh në ujë të ngrohtë, ajo lëshon vaj. Aty kupton që i kanë hedhur aditivë. Por cilët të bëjnë dëm e cilët jo? Teknologu duhet të bëjë analizat dhe pastaj të flasim. Prandaj ka dalë kodi lot që duhet ta ketë çdo produkt ushqimor që duhet ta ketë që nga toka e me radhë. Këto defekte duhen rregulluar një nga një”.

