Eksponentja e LDK vjen me propozim për Lutfi Hazirin për President

Ish-deputetja Shqipe Pantina ka vlerësuar lart figurën e Lutfi Haziri duke e cilësuar atë si një nga politikanët që ka kontribuar më së shumti në avancimin e politikave publike racionale dhe në forcimin e shtetndërtimit.

Sipas Pantinës, në një skenë politike ku shpesh dominojnë polarizimi dhe retorika e ashpër, ndërsa interesat e ngushta partiake apo personale vendosen në plan të parë, Haziri ka dëshmuar qasje ndryshe.

Ajo theksoi se ai ka ruajtur gjithmonë komunikim korrekt dhe të përgjegjshëm, pa fyerje ndaj kundërshtarëve politikë, me respekt ndaj mediave, shoqërisë civile dhe veçanërisht ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

“Kjo kulturë politike dhe kjo qasje unifikuese e bëjnë atë një profil të denjë për President”, ka deklaruar Pantina duke e shoqëruar qëndrimin e saj me thirrjen #LutaPresident