Gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor përfundon më 18 dhjetor
Kreu i ekzekutivit kosovar, Avdullah Hoti, ka thënë gjysmëvjetori i këtij viti shkollor do të përfundojë më 18 dhjetor dhe gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 18 janar.
Ai njoftoi se se gjendja sa i përket përballjes me COVID-19 në Kosovë është mjaft serioze, por sipas tij është nën kontroll.
“Gjendja është mjaft serioze, por është nën kontroll dhe institucionet përkatëse janë duke e bërë punën e vet. Në bazë të vlerësimit të Institutit, praktikisht ne e kemi vendosur nën kontroll zgjerimin më tutje të pandemisë”, tha Hoti.