Eliza Hoxha përmend tri karakteristika të presidentes Osmani, ja përse e komplimenton
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka renditur tri karakteristika që sipas saj u vërejtën te presidentja Vjosa Osmani, gjatë mandatit të saj njëvjeçar.
“Një gjë duhet ta pranojmë – komplimenta për dukjen!”, shkruan Hoxha.
Postimi i saj i plotë:
Tri karakteristika të presidentes Osmani në 1 vit mandat:
📌HESHTJA e Presidentes për temat kyçe në Kosovë, për çmimet, për energjinë, për kodin a për shaminë…
📌MANIPULIMI i Presidentes për shifra të qytetarëve që po kërkojnë visa për ta lëshuar Kosovën
📌KURSIMI i parasë publike si lavd e që si pasojë flet për mungesë aktiviteti e vizioni…
Ma shumë e kam dëgju duke fol për Ukrainën së fundi sesa tanë vitin për Kosovën.
Një gjë duhet ta pranojmë – komplimenta për dukjen!

