LDK sot do të dorëzojë kallëzim penal për punësimet në KEK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të dorëzojë kallëzim penal si shkak i punësimeve të dyshimta në KEK.

Kështu ka bërë të ditur vetë LDK me anë të një komunikate për media, duke paralajmëruar konferencë për media nga ora 14:00.

“Sot (e mërkurë), më datë 6 prill 2022, në orën 14:00, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëxim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit në KEK. Pas dorëzimit të kallëzimit mbahet konferencë për medie, para Pallatit të Drejtësisë”, thuhet ne njoftim.