Elizabeta Marku, dedikim për artistin Shkumbin Brati që humbi jetën aksidentalisht

Në mesin e viktimave të aksidentit të sotëm në rrugën Fushë Krujë – Milot, ku humbën jetën 4 persona, dy drejtues te mjeteve dhe dy bashkudhtarë, është edhe artisti i Hasit, Shkumbin (Sadiki) Brati, 20-vjeçar.

Shumë shokë e miq të artistit kanë bërë dedikime, mes tyre edhe këngëtarja e njohur shkodrane Elizabeta Marku.

‘Sapo mora lajmin e ikjes nga kjo bote ne lule te rinise te artistit Shkumbin Sadiki Brati. Asnje fjalë nuk mund ta pershkruaj ate cfare ndjej per humbjen tënde. Lajm i tmerrshem! Ndaj trishtimin tim sot per te kujtuar Shkumbin Sadiki Bratin, si njeriun e vecant nuk do te harrohet kurrë ne zemren time. Ne kete moment deshperimi shpreh ngushellimet e mia per familjen dhe kolegun tonë Perparim Brati. Sa me shume paqe dhe Zoti ju dhente force ne kete kohe trishtimi. Mungesa jote do te jete shume e veshtire per t`u mbushur por ti do te mbetesh perjetesisht ne mendjen dhe zemrat tona’, ka shkruar ajo.

Njoftimi i policisë për rastin:

Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A.

Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.