Emigranti shqiptar që arriti t`i hap dyert e Këshillit të Evropës

Shqiptari nga Kosova, Ilir Mustafa, ka qenë një person i pazakontë në Francë, ku për të është bërë edhe një film dokumentar.

Në Francë, Iliri kishte hyrë si emigrant nga Kosova dhe atje provoi edhe burgun edhe lirinë, shkruan Mediafokus.info

Autoritetet e mbyllën pas grilave, por nuk arritën ta pengojë që më vonë  t`i hap dyert e mëdha të Këshillit të Evropës.

Atje dha kontribut të madh për çështjen e Kosovës. Së pari ai u bë i njohur duke refuzuar dëbimin nga ky shtet dhe më vonë për Diplomën Evropiane që i solli qytetit të tij, Gjilanit.

Por, si ka nisur ky rrugëtim i Mustafës?

Në fillim të vitit 1996, Mustafa kërkohet nga policia serbe, për shkak të aktivitetit të tij politik e patriotik në Kosovë, për çka ai vendosi të ik në Gjermani, ku kapet nga policia dhe kthehet në Francë, vendin nga kishte hyrë në territorin gjerman.

Autoritetet franceze vendosen ta depërtojnë në Kosovë Ilirin, por ai rezistoi fort kur mori vesh se rruga e tij do të kalonte nëpër Beograd.

Ai e dinte se do të arrestohej sapo të mbërrinte në Beograd. Të njëjtën gjë e bëri edhe herën e dytë.

Duke parë se si po rezistonte, edhe piloti kishte kundërshtuar ta merrte në aeroplan. Sërish e kthyen në qendrën e ndalimit, duke pritur që ta depërtojnë nëpërmjet Shkupit.

Kthesa ndodhi në rigjykimin e tertë të rastit të tij, që kishte tërhequr vëmendjen edhe të mediave vendëse dhe asociacioneve që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të refugjatëve.

Kosovari e shfrytëzoi këtë rast dhe foli për të drejtat e shqiptarëve në atdheun e tij, ku ato po shkeleshin në mënyrë më të vrazhdë.

Gjykata vendosi ta dënojë me tre muaj burgim për hyrje ilegale në Francë, duke i shtuar dënimin plotësues për depërtim në Kosovë.

Duke mos u pajtuar me këtë vendim të gjyqit, Mustafa hyri në grevë urie, duke fituar përkrahjen e shoqatave humanitare.

U organizua edhe nënshkrimi i një peticion për lirimin e tij nga burgu.

Më aktivja ishte Shoqata për Lëvizje Paqësore MAN, që bënte presion për lirimin e tij dhe arriti ta nxjerr kosovarin prej paraburgimit.

U bllokua edhe ndërtesa e prefekturës, kurse vetëm pas një presioni të madh, atij iu kthye një përgjigje pozitive për qëndrim në Francë.

Bashkë me Zhan Iv Karlenin, Zhoel Erhartin, Stev Dyshenin dhe anëtarë të tjerë të MAN-it, nisën një aktivitet të përbashkët lobues për çështjen e Kosovës.

Më 1996, francezët erdhën në Kosovë dhe ndërmorën nismën për binjakëzimin e Lyterbahut me Gjilanin, ku është vendlindja e Mustafës.

U mbajtën edhe demonstrata në Francë, para Këshillit të Evropës, ku ndër të tjera u kërkua që Jugosllavia të përjashtohej nga Kampionati Botëror 1998 që po mbahej në Francë.

Autoritetet jugosllave reaguan duke i shpallur persona “non grata” francezët e Ilirit.

Rasti i Ilirit bëri që opinioni francez të interesohet më shumë për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë.

Në Francë u shkruan dy libra për gjendjen në Kosovë, u mbajtën 93 konferenca de debate publike, u botuan mbi 100 artikuj nëpër gazeta, intervista në TV, radio emisione e dokumentare.

MAN nuk e ndali aktivitetin edhe gjatë luftës. Pritën refugjatë, organizuan ndihma për Kosovë, kurse pas luftës ndërmjetësuan që Kosova të jetë e pranishme në Këshillin e Evropës, në Kongresin e Pushteteve Lokale, organizuan vizita të kryetarëve të komunave.

Mustafa thoshte se shteti i ri ka nevojë për përkrahje të miqve edhe më tutje.

Refugjati që i mbijetoi depërtimit dhe arriti të hyjë në Këshillin e Evropës, nuk jeton më. Por, ai e bëri atë që kishte mundësi për vendin e tij.

Komuna e Gjilanit e ka nderuar me mirënjohje dhe e ka shpallur Ilir Mustafën edhe “Qytetar Nderi” (pas vdekjes)./Mediafokus.info