Emigrantja shqiptare vret një 7-vjeçare në Angli

Një shtetase shqiptare ka tronditur qytetin Bolton në veri të Anglisë, ku ka vrarë me thikë një shtatë vjeçe përpara syve të babait të saj, derisa ajo po luante me scooter.

Top Channel ka mësuar se autoritetet britanike kanë ndaluar një emigrante shqiptare pasi goditi në qafë për vdekje vajzën e vogël.

Autorja e krimit me inicialet E.S rezulton se është me vendlindje nga një qytezë në veri të Shqipërisë.

Vajza u dërgua menjëherë në spitalin  Salford Royal Hospital, por nuk mbijetoi.

Alan Walsh që po udhëheq hetimin, tha se kjo ngjarje ishte më tragjikja në të gjithë karrierën e tij 20 vjeçare.

Shqiptarja E.S, 30 vjeç nuk kishte asnjë njohje me familjen e viktimës./mediafokus.info