Eminja, juristja shqiptare që po shkëlqen në Strasburg

Emina Korenica, një emër  suksesi në fushën e drejtësisë ndërkombëtare, është ndër juristet më të dalluara shqiptare të gjeneratës së saj.

E diplomuar me sukses në programin prestigjioz LL.M. në të Drejtën Ndërkombëtare (Laws – International Law) nga Université de Strasbourg në Francë, ajo ka arritur të bëhet një figurë e respektuar në rrethin ligjor francez, shkruan albinfo.ch.

Vlen të theksohet se pas përfundimit të studimeve master, Emina ka vazhduar karrierën e saj profesionale në Strasburg, një qytet që është seli e institucioneve më të rëndësishme evropiane, përfshirë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku edhe aktualisht punon.

Ajo është vlerësuar nga profesorët dhe kolegët për përkushtimin, kompetencën dhe etikën e saj profesionale, duke u renditur në mesin e studentëve më të suksesshëm të programit të saj.

Si juriste e re me perspektivë të gjerë ndërkombëtare, Emina është shembull frymëzimi për të rinjtë shqiptarë që ëndërrojnë karrierë në drejtësi, jo vetëm në vendet e tyre, por edhe në skenën ndërkombëtare.

Puna dhe angazhimi i saj në institucionet e drejtësisë në Strasburg, vendos Emina Korenicën në radhën e emrave që ngrenë lart imazhin e komunitetit shqiptar në diasporë.