Emocionuese: I lëviz gishtat pas 15 vitesh në komë

Princi saudit i cili është në gjendje kome për më shumë se një dekadë, ka arritur të lëviz gishtat e dorës.

Një grua pranë tij e lavdëron për këtë veprim, duke e inkurajuar që të vazhdojë me reagimet e tij si përgjigje ndaj thirrjeve të saj.

“Tung Didi, më lejo ta shoh”, dëgjohet ajo duke i thënë princit.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë nga princesha saudite Noura bint Talal Al-Saud.

Kujtojmë që princi Al-Waleed gjendet në komë që nga viti 2005, pasi pësoi hemorragji në tru si rezultat i një aksidenti në trafik.

Raste të tilla ka edhe gjetiu nëpër botë. Kur njerëzit zgjohen nga një ‘gjumë’ kaq i gjatë, ndodhë të pyesin për shumë gjera nga e kaluara, që nuk ekzistojnë më.