Emrat meritorë duhet nderuar sa janë gjallë

Izmi Zeka

Gjilani dhe jo vetëm Gjilani ka personalite që ende bëjnë shumë në fushat e tyre studimore apo në sfera tjera që i kanë dhënë emër komunës sonë dhe janë memoria e saj.

Që nga pas Lufta e Dytë Botërore e këtej kemi figura të gjalla që edhe sot në pleqërinë e tyre janë mbetur sinonim i vlerave si kombëtare, shkencore, artistike, letrare e çka jo.

Prandaj duke parë që nganjëherë koha po i “hanë” njerëzit pa vëmendjen tonë, kërkoj nga organet komunale që të gjithë ata të cilët janë dalluar me vite të tëra për kontribut të veçantë në një lëmi të caktuar, të gjendet formë dhe të dekorohen me çmime të veçanta jetësore në të gjallët e tyre.

Unë vetëm sa për ilustrim po i përmendi tre emra e që ka shumë të tjerë që kanë dhënë shumë natyrisht e që dallohen për punën e tyre janë: Ibrahim Kadriu, Hasan Bunjaku, Aliriza Selmani.

E themi këtë sepse shumë emra të Gjilanit i kanë bërë nderë vendit të tyre, por edhe i kanë dhënë qoftë kombit, letërsisë, kulturës, sportit aq shumë sa që pa ta, do të ishim të harruar.

Duke marrë parasysh kontributet e tyre, në kulturë në përgjithësi apo ndonjë lëmi të caktuar, mund të themi se janë të papërsëritshëm.

Mos të bëjmë gabimin që e kanë bërë shumë pushtete, duke i harruar e pas vdekjes janë munduar të thonë diçka për ta.