‘Performancë’ pa distancë!

Për shkak të reshjeve të shiu, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët sot kanë dalë në sheshet kryesore të Prishtinës kanë realizuar një “performancë pa distancë”, që rekomandohen nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë si masë mbrojtëse ndaj pandemisë.

Në pamjet që T7 ka sjellë nga sheshet e kryeqytetit është parë se disa qytetarë janë strehuar në hyrje të Teatrit Kombëtar, duke thyer kështu rregullin e distancimit social për shkak të pandemisë.

Ndërkohë, kjo “performancë” e aktivistëve të VV’së po përcjellët nga forca të Policisë së Kosovës si dhe nga KFOR’i./Mediafokus.info/