Ende mbetet i lartë numri i vdekjeve me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3.501 mostra dhe 364 prej tyre kanë rezultuar pozitive, ndërsa janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 101.517 nga 500.112 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.072 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 529 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 87.012.

Numri i rasteve aktive është 12.433.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 115 raste, Mitrovicë 50, Gjilan 40, Gjakovë 29, Ferizaj 21, Pejë 20, Podujevë 18, Fushë-Kosovë 10, Drenas 9, Prizren 9, Lipjan 7, Rahovec 7, Vushtrri 5, Dragash 4, Shtime 4, Kamenicë 3, Klinë 3, Deçan 2, Istog 2, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Malishevë dhe Obiliq.