Ëndërra e Aelës dhe Enesë
Sabedin Sherifi
Emigrimi, një plagë kjo e pa shërueshme për miliona shqiptarë që kanë marrë këtë rrugë për një jetë më të mirë dhe një punë për të siguruar ekzistencën, ka prekur shumë njerëz, jo vetëm të rriturit por dhe fëmijët.
Dy personazhe të këtijë shkrimi janë Aela dhe Enea nxënëse të shkollës fillore.
Aela ka migruar në Gjermani kurse Enea është në Kosovë.
Enea kishte mall për shoqën e saj dhe e merziste shumë, ajo ëndërronte të bëhej flutur e të fluturonte te shoqëja e saj Aela.
Ato pas shumë kohësh sot u takuan përsëri. Vërtetë ishte shumë emocionues takimi mes tyre.
Dukeshin sikur të rritur nga biseda që bënin dhe nga kujtimet që evokonin nga shkolla, ku së bashku kishin ndarë një bankë.
Ndarja e tyre ishte me shumë lot.
Aela edhe pak ditë do ikën përsëri larg mëmëdheut, me shpresë se do takohen përsëri me Enenë në pushimin tjetër.

