Endriti me dedikim për babain: Do të festoj çdo ditë fitoret tua
Endriti, djali i presidentit Hashim Thaçi, ka bërë një dedikim për babain që sot udhëtoi për në Hagë: “Do të festoj çdo ditë fitoret tua”, ka shkruar ai në profilin e tij.
Endriti ka thënë se babai i tij ka fituar betejën e lirisë dhe si shtet jemi të lirë.
Tutje ai shkruan se do ta marrë malli “por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjen tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejt do të kthehesh në shtëpi”.
Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai, bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK❤️❤️

