Universiteti i Gjilanit shpall konkurs plotësues për nivelin Master
Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” ka shpallur konkurs plotësues për nivelin Master për vitin akademik 2020/2021.
Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve MASTER, në konkursin e dytë plotësuses, për vitin akademik 2020/2021, do të regjistrojë 45 studentë të rregullt në dy programet e studimit: E-Qeverisja dhe Qeverisja lokale dhe Shoqëria Demokratike.
Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 5.11.2020 deri më 11.11.2020, nga ora 9.00 deri në orën 16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të dielave).
Njoftimet për oraret, datën dhe orën e mbajtjes së provimit pranues do të publikohen në ueb-faqen e universitetit, të enjten më 12.11.2020.