Enver Hoxhaj do t`i prijë partisë pas dorëheqjes së Veselit

PDK-ja është mbledhur me urgjencë për të caktuar një emër në krye të partisë, pas dorëheqjes së Kadri Veselit dhe këtë pozitë ia ka besuar Enver Hoxhajt. 

Konfirmimi i aktakuzës nga Tribunali Special e detyroi Kadri Veselin të largohet nga udhëheqja e partisë.

Veseli tha sot se përderisa të përballet me akuzat në Hagë, nuk do të jetë i përfshirë në politikë.

Ai e ka drejtuar PDK-në prej vitit 2015, kur Thaçi u larguar për t’u bërë president.

Edhe presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e shtetit, shkaku i akuzës së Tribunalit.