Erdhi vaksina anti-COVID-19, mjekët dhe infermierët e ‘qesin nji ren’ valle (VIDEO)

Dozat e para të vaksinës anti-COVID nga Pfizer, mbërriten dje në spitalin Boston Medical Center, në SHBA.

Një video e publikuar në rrjet, tregon lumturinë e mjekëve e infermierëve, të cilët improvizuan një vallëzim në grup, në oborrin e spitalit.

SHBA ka nisur dje vaksinimin kundër koronavirusit, ndërkohë që vaksinimi vijon po ashtu edhe në Britaninë e Madhe, ndërsa pritet të fillojë më 27 dhjetor edhe në vendet anëtare të BE-së.

https://www.youtube.com/watch?v=vYgAxxykrw0