Lind në avion, kompania i ofron bileta falas foshnjës tërë jetën

Kompania libiane “Buraq Air” i ka ofruar biletë falas një foshnje, e cila lindi gjatë fluturimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç shkruan CNN, nënën gjatë lindjes e kanë ndihmuar anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët.

Kompania libiane njoftoi se foshnjes i ka ofruar fluturime falas në linjat e saj gjatë gjithë jetës.

Në faqen e Facebook-ut kompania theksoi se janë shumë të lumtur se nëna me sukses ka lindur pikërisht në mjetin e tyre të fluturimit.

Është interesante se nëna i dha emrin fëmijës sipas kapitenit të avionit në të cilin lindi, Abdul Baset.