Erërat e forta rrëzojnë një lis në oborrin e spitalit në Ferizaj dhe një tjetër në magjistralen Gjilan-Viti

Nga erërat e forta të përcjella me rrebeshe shiu, që kanë përfshirë sot Kosovën, është rrëzuar një lis në oborrin e spitalit të Ferizajt.

“Një lis është rrëzuar në oborrin e spitalit të Ferizajt dhe si pasojë është dëmtuar një veturë”, ka thënë për Express zëdhënsi i Policisë, Basri Shabani.

Në pamjet më poshtë shihet se ky lis ka rënë mbi një veturë që ka qenë e parkuar në oborrin e këtij spitali.

Një lis është rrëzuar edhe në rrugën Gjilan-Viti. Nuk raportohet ende për të lënduar ose dëme të tjera, raportin indeksonline.

Kujtojmë që të hënën një person në Prishtinë ka ndërruar jetë pasi i ka rënë lisi mbi kokë dhe një gru ka marrë lëndime trupore.