“Është koha që shteti ynë t’ia heq Kosovës bllokadën e liberalizimit të vizave”
Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm pa pasur lirinë e lëvizjes pa viza në Zonën Schengen. Përveç Francës, skeptike është edhe Holanda, shtete këto që vazhdojnë të konstatojnë se Kosova duhet të bëjë edhe më shumë në lutën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Lidhur me këtë qëndrim të Holandës sa i përket liberalizimit të vizave për kosovarët, në gazetën holandeze “Trouw” kanë dalë me një shkrim të përbashkët, eurodeputeti holandez Thijs Reuten dhe aktivisti Stefan van Dijk.
Në këtë shkrim të përbashkët, Reuten dhe van Dijk kërkojnë që Holanda të mbështes Kosovën demokratike dhe kanë kërkuar që të hiqet bllokada për udhëtim pa viza, bllokadë të cilën Reuten dhe van Dijk e quajnë “të pakuptimtë”, transmeton Gazeta Express.
Tutje të dy përmendin faktin se Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë konstatuar se Kosova i ka plotësuar kushtet dhe se objektivisht është e gatshme për të marrë liberalizimin e vizave.

