Është nder për një qytet të ketë një vlerë si doktor Shevqet Mehmet

Që ta duash qytetin tënd dhe njerëzit e tij, duhet t`i njohësh mirë edhe njërin dhe tjetrin. Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, e ka kuptuar dhe po e zbaton këtë parim si askush tjetër.

Ai sot ka vizituar dr Shevqet Mehmet, nje familje e vjetër dhe e nderuar në këtë qytet.

“Është kënaqësi dhe privilegj për mua, të takojë Dr. Shevçet Mehmet, një urolog specialist shumë i suksesshëm i të gjitha kohërave”, ka shkruar Ismajli.

Ky është postimi i tij i plotë:

Dr. Shevçet Mehmet, ka mbaruar fakultetin e medicinës në Universitetin e Beogradit, në paraafat, në vitin 1973. Më pas, specializimin nga Urologjia e mbaroi në Qendrën Klinike Universitare “Rebro”, në Zagreb. Pastaj, përfundoi edhe studimet post-universitare nga Urologjia, e dikur edhe nga Ultrazëri Klinik.

Mbi të gjitha, pikërisht ky njeri, është autor i mbi 61 punimeve shkencore. Dikur ishte edhe mjek sportiv i skuadrave futbollistike “Crvena Zvezda”, “Drita”, më pas edhe i skuadrave hendbollistike “Bozhur”, dhe, “Drita”. Në një kohë ishte edhe mësimdhënës i dalluar.

Dr. Shevçet Mehmet, rrjedh prej një familje të ndershme, të sinqertë, dhe humane, e cila gjithmonë ka qenë e gatshme të kontribuojë për shoqërinë tonë.

Dr. Shevçet Mehmet, ka një familje bujare e fisnike, e cila ka tradita e zakone, të mikpritjes e të shfaqjes së bujarisë ndaj çdo dashamiri.

Mbi të gjitha, Dr. Shevçet Mehmet, shpërfaq një dashuri të madhe ndaj gjërave antike. Ai hulumton, konservon, mbledh, komunikon dhe ekspozon trashёgiminё e luajtshme për qëllime tё studimit, tё edukimit dhe tё shijimit nё shërbim tё shoqёrisё dhe tё zhvillimit të saj.

Ai brenda shtëpisë së oborrit të tij, posedon Muzeun e quajtur “Amaneti”, muze i cili përban një numër të konsiderueshëm të gjërave antike. Ky muzeum i tij, është vlerë pasurore për qytetin tonë, dhe, për vetë pasionuesit e gjërave antike.

Pritja e ngrohtë, dhe, madhështore e tij, të bënë të ndihesh krenar dhe i privilegjuar, që jam në mesin e ngrohtësisë së tij. Ai, edhe përgjatë kohës së shërbimit të tij mjekësor, vazhdimisht u del në ndihmë shumë pacientëve të tij.

Si parim jetik tek Dr. Shefçet Mehmet, është se, ky njeri, për familjet skamnore, qytetarët me nevoja të veçanta, dhe, pacientët të cilët i kanë emrat e prindërve të tij, të gjitha kontrollat mjekësore i kanë falas.

Këtë ai e bënë në shenjë solidarizimi me këto kategori, dhe, veçanërisht, me njerëzit të cilët bartin epitetin e emrit të prindërve të tij.

Poashtu, Dr. Shefçet Mehmet, përgjatë karrierës së tij mjekësore, në çdo fundvit, një pjesë si fitimit neto, e ndanë për familjet në nevojë.

Intelektualizmi i tij, i shprehur në humanizëm, dhe, në virtytet më të larta njerëzore, e bënë këtë njeri, një figurë emblematike të qytetit tonë, ku emri i tij, shpërfaq një jehonë madhështore të një karrieristi të bujshëm, i cili me mund, e me shumë përkushtim, arriti ta bartë në vete një oqean shkence, shkencë e cila iu shërbeu nevojave të qytetarëve si inspirim për arritje dhe përparim jetësor.

Dr. Shefçet Mehmet, do të mbetet inspirim për shumë gjenerata, inspirim për shpërfaqjen e vlerave intelektuale, patriotike, e kombëtare, përmes punës dhe biografisë së pasur jetësore.

Faleminderit, Dr. Shevçet Mehmet, për trimërinë dhe angazhimin tuaj të paepur, për t’i dal në ballë çdo llojë sfide dhe angazhimi në drejtim të mbështetjes së nevojave qytetare./medkiafokus.info