Eskalon Labi, përdorë fjalor vulgar në drejtim të ministrit Zemaj

Këngëtari Labinot Tahiri, i cili që prej fillimit të pandemisë ka thënë se nuk i beson virusit COVID-19, ka shkuar edhe më larg, raporton Mediafokus.info.

Përmes profilit të tij në Facebook, Labi ka eskaluar në fjalor vulgar në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, të cilin postim po ua sjellim më poshtë.

Ministri historik që ja ka q… nanën artit e kulturës në Kosovë!

Dmth VIRUSI ËSHTË ZHDUKUR dhe së bashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinjë!

Baca i vet po gajlohet për muzikën, po e ruan me një fjalë!!

Ky dhe kolegët e tij janë expertë të cilët janë kah e ruajnë tingullin e muzikës, se mos po e prek virusi mbas orës 21:00 e po vdes tingulli krejt, shembull: Qiftelia, Defi, Tupani, Gitarja, Harmonika, besa tash edhe paisjet e DJ etj..!

Falemnderit ministër i qiftelisë dhe i defave!

Moti është dasht me qenë ti nën udhëheqjen e ‘ESTRADËS SË VDEKUR’ dhe jetës së natës të ‘kafiterive t’falimentuara’ , ku i keni lënë me nga 2 puntorë, të cilët kanë mbetur shkrumb e hi, si dikur Hiroshima nga atomi!

Ju lumtë, ju jeni ata që e keni “ngritur ekonominë”,ku për 10 vite nuk do kthjellet më rinia, ekonomia, e as gastronomia!

Nga nesër merrni një vendim; Bubashfabat me i rujt mos po cofin nga muzika, e ndalojeni muziken edhe prej ores 2 të ditës thjesht shpalle gjendje lufte në Kosovë!

Bravo Ministër🤝

Me respekt:

🎶 ( notat e muzikës)  FKSH!