“Rrjedhja e dokumenteve minon punën e Gjykatës Speciale”

Rrjedhja e dokumenteve të Dhomës së Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, është një skandal i madh dhe shumë i rrezikshëm për dëshmitarët.

Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Johanna Deimel, anëtare e bordit të Shoqatës për Evropën Juglindore (Southeast Europe Association) në Mynih.

Ajo thotë se zhvillimet e fundit e minojnë punën e Gjykatës.

Lidhur me marrëveshjen për normalizim ekonomik, të arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, analistja e pavarur Diemel, vlerëson se e gjithë ajo “shfaqje” mund të ketë një lojë tjetër në prapaskenë.