Arkitekti Muhamed Sadriu hap ekspozitën “Gratë e një kohe tjetër” në Etno Fest

Në fshatin Kukaj ka flluar edicioni jubilar i Festivalit Etno Fest, që është i dhjeti me radhë dhe po mbahet nga 25 deri 27 shtator, raporton Mediafokus.info.

Një Festival shfaqen vlerat e mirëfillta të kulturës dhe traditës tonë shqiptare përmes artit skenik, artistik, fotogarafive dhe traditave tjera kombëtare, duke ia bashkangjitur dhe kulinarin tradicional.

Në këtë edicion jubilar tema qendrore është gruaja shqiptare ndër shekuj.

Në Festival, ndër artistë të shumtë, po merr pjesë edhe arkitekti dhe fotografi, Muhamed Sadriu, me 15 fotogarfi të grave të moshuara mbi 100-vjeçare, e titulluar “Gratë e nje kohe tjetër”, nga ekspozita e mëparshme e titulluar “Arti i Rrudhave”.

Në ditën e parë dhe të hapjes së Festivalit, prezentë ishin shumë fytyra eminente nga arti, kultura dhe skena politike e Kosovës, ndër të tjera, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi (e cila për ta nderuar festivalin dhe vlerat e tij kishte veshur veshje kombëtare) dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, të cilat mbajtën fjalë rasti./Mediafokus.info/