Kurti: Në Washington u krijua “Jugosllavia e Katërt” nga kryeministri Koti

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lider i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se më 4 shtator në Washington u krijua “Jugosllavia e Katërt”, nga, siç e quan ai, kryeministri Koti, transmeton Mediafokus.info.

“Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, në këtë Jugosllavi të Katërt, do të jenë vetëm konsumatorë të mallrave serbe e do të shpresojnë se do të marrin tarifa rrugore prej kamionëve të Serbisë. Sepse prodhuesit tanë do të mbeten të pambrojtur”, ka thënë Kurti, gjatë një fjalimi para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Sipas Kurtit, Avdullah Koti ka nënshkruar koncesionet më të mëdha që Serbisë i janë bërë prej Kosovës qysh prej pasluftës.

“Serbia fitoi edhe rehabilitimin e plotë para botës. Kishte dekada që një president i Serbisë nuk shkonte në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë ai./Mediafokus.info/