Europa mërdhinë, Australia me temperaturat më të larta në histori

Përderisa Europia po mërdhin, Australia po përjeton këto ditë dhjetori temperaturat më të larta në histori.

Termometri në të gjithë vendin ka shënuar mbi 40 gradë celcius. I nxehti ekstrem po ushqen situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga zjarret që kanë shkrumbuar qindra mijëra hektarë pyje e zona të banuara, duke i marrë jetën 10 personave.

Kjo po ndohë madje edhe në shtetin federal të Tasmanisë, që renditet ndër zonat më të freskëta gjatë verës, pasi është edhe pika më e afërt e kontinentit me Polin Jugut.

Temperaturat këtu janë dyfish mbi mesataren e stinës.

Shumica e australianëve kanë gjetur si zgjidhje për t’u freskuar, plazhet./MediaFokus/