Eurovision: Sonte, nata e Shqipërisë dhe e Zvicrës
Sonte mbahet nata e dytë e gjysmëfinales së edicionit të këngës Eurovision, i cili vitin e kaluar nuk u mbajt shkaku i pandemisë.
Shqipëria dhe Zvicra do të garojnë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision Song Contest këtë mbrëmje, nga ora 21:00.
Finalja zhvillohet këtë të shtunë, më 22 maj.
16 interpretues u ngjitën në skenën në Roterdam për gjysmën e parë të natës së kaluar dhe vetëm 10 prej tyre e siguruan finalen.
Zvicrën në këtë edicion do të përfaqësojë këngëtari me origjinë nga Kosova, Gjon’s Tears, apo Gjon Muharremaj.
Gjon Muharremaj me emrin artistik “Gjon Tears” është një këngëtar nga regjioni frankofon i Zvicrës, ndërsa prindërit e tij janë nga Kosova dhe Shqipëria.
Ai, me këngën “Tour l’Univers” garon në konkursin e këtij viti, duke përfaqësuar për të dytën herë me radhë Zvicrën në këtë festival të madh të muzikës.
Kurse Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën ‘Karma’. Paraqitjet e saj deri më tani kanë marrë vlerësime pozitive dhe mbetet të shihet nëse do të kalojë në finale.

