Rikujtim: Muharrem Sylejmani, aktori që la gjurmë të pashlyeshme në teatrin e Gjilanit
Para dy vitesh iku nga kjo botë në moshën 68-vjeçare aktori gjilanas Muharrem Sylejmani (1954 – 2021).
Muharrem Sylejmani ishte një nga aktorët më të mirë dhe më të dashur të Teatrit të Gjilanit, bartës i mbi 30 roleve kryesore, regjisor i dhjetëra shfaqjeve, njeriu URË i këtij institucioni.
Muharremi me karizmën e tij, urtësinë dhe dashurinë e madhe për teatrin ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndëtimin e vlerave dhe krijimin e teatrit të Gjilanit.
Aktorja Aurita Agushi, në dedikimin e saj, kishte thënë se Muharrem Sylejmani, aktor dhe regjisor i Teatrit të Gjilanit, mbi të gjitha ishte një NJERI I MIRË. /Mediafokus.info