Familja s’ka para të vijë e ta marrë trupin e argjentinases që dyshohet se u vra nga i dashuri në Prishtinë

Trupi i Maria Clara Urdangaray, 27-vjeçares nga Argjentina që dyshohet se u vra në Fushë Kosovë ndodhet ende në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Para disa ditësh, familja e të ndjerës ka kërkuar ndihmë për mbledhjen e mjeteve financiare për të bërë të mundur transportimin e kufomës. Kanë thënë se iu nevojiten 30 mijë euro për të sjellë eshtrat e vajzës së tyre në vendlindje.

Trupi i shtetases argjentinase, Maria Clara Urdangaray, e cila dyshohet se u vra në Fushë Kosovë nga i dashuri i saj kosovar me shtetësi zvicerane, Endrit Nikaj, nuk i është kthyer ende familjes.

Bergita Curri nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i ka thënë Gazetës Express se trupi i të ndjerës ndodhet ende në morg. Informacione të reja lidhur me rastin thotë se s’kanë.