Evakuohen nga Kabuli dy kosovarë
Dy kosovarë janë evakuuar nga Kabuli, ku vendi është marrë në duar nga talebanët, pas tërheqjes se trupave amerikane.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se dy qytetarë të Kosovës janë evakuuar nga Kabuli.
Ajo përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se kosovarët do të kthehen në vend.
“Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane, dy qytetarë tanë u evakuuan me siguri në një vend të sigurt dhe do të kthehen së shpejti në shtëpi”, ka shkruar ajo.