Evropa mund t`i shes mend Kosovës për tjetër gjë, por jo sa i përket përfaqësimit të grave në institucione
Kosova renditet ndër vendet evropiane me përfaqësimin më të lartë të grave në pozitat kryesore drejtuese të shtetit, transmeton albinfo.ch.
Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Republikës ka bërë që dy nga tri institucionet kryesore shtetërore të Kosovës të drejtohen nga gra.
Përkrah presidentes Shiroka-Pula, Kuvendi i Kosovës drejtohet nga kryetarja Albulena Haxhiu, ndërsa posti i kryeministrit mbetet i mbajtur nga një burrë.
Në këtë aspekt, Kosova është pjesë e një grupi të vogël shtetesh evropiane ku gratë kanë një prani të konsiderueshme në nivelet më të larta institucionale.
Islanda kryeson me gra në drejtimin e tri institucioneve kryesore shtetërore, ndërsa Kosova dhe Irlanda kanë nga dy gra në këto pozita.
Zgjedhja e presidentes së re e ka ndryshuar kështu edhe përbërjen gjinore të udhëheqjes së institucioneve më të larta të Kosovës, duke e vendosur vendin në mesin e shteteve evropiane me përfaqësimin më të lartë të grave në nivelet drejtuese.

