Exit Poll i Euronews: PS fiton 67 deri 71 mandate, opozita 67 deri 73 deputetë

Euronews Albania ka publikuar të dhënat e para nga Exit Poll për 80% të të intervistuarve deri tani.

Dimitris Mavros, drejtori i MRB tha se rezultati nga të dhënat e exit poll tregon një garë shumë të ngushtë midis Partisë Socialiste dhe opozitës.

“Së pari dua të jap një pikëpamje të kombinuar me atë shkencor kemi një situatë që është shumë e afërt për të dhënë se kush do qeverisë dhe duhet të presim rezultatin. Kjo është një situatë dhe partitë janë shumë afër. Është një çështje shumë delikate”, u shpreh z. Mavros.

Rezultatet e dala deri më tani nga Exit Poll me 80% të të dhënave të përpunuara vijojnë si më poshtë:

Partia Socialiste – nga 67-71 mandate me 42,3 – 46,3% të votave

Partia Demokratike – nga 61-65 mandate me 40 – 44% të votave

Levizja Socialiste për Integrim nga 6-8 mandate me 5.5 – 9.5% të votave

Partia Social-Demokrate – nga 1-2 mandate 2-4% të votave

Rezultatet e Exit Poll kanë dalë nga qytetarët e pyetur për zgjedhjen e tyre politike në ditën e sotme, duke ruajtur anononimitetin.