Ezani thirret për herë të parë përmes altoparlantit në Kanada
Në xhamitë dhe mesxhidët në Kanada, për herë të parë është lejuar që ezanet e disa kohëve të namazit gjatë muajit të Ramazanit të thirren nga altoparlantët, raporton AA.
Komunat e qyteteve Toronto, Edmonton, Ottawa dhe Hamilton, nga fillimi i Ramazanit vlerësuan kërkesat qytetarëve muslimanë dhe lejuan që ezanet e drekës, ikindisë dhe akshamit të thirren nga altoparlantët.
“Ezani është një ftesë hyjnore që i thirr njerëzit në adhurim. Është e rëndësishme që të gjithë ta dëgjojnë këtë thirrje”, tha Tora, duke treguar se për herë të parë edhe fqinjët e tyre e dëgjojnë ezanin.
Ai tha se do të vazhdojnë përpjekjet që ky zbatim të vazhdojë edhe pas Ramazanit.

