“Fadil Vokrri”, nikoqir i ndeshjes së sotme Kosova – Zvicra
Mësohet se Kosova sonte nga ora 20:45 do ta presë në “Fadil Vokrri” Zvicrën, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Kosovës i duhen patjetër tri pikë të plota ndaj Zvicrës së Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës, në mënyrë që të mbajë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.
Zvicra është e para në grup me 10 pikë, nga 4 ndeshje, pasuar nga Rumania me 8, Izraeli me 7, Bjellorusia e Kosova me 3, ndërsa Andorra është e fundit me vetëm një pikë.
E veçanta e kësaj ndeshje është përballja e Shaqirit, Jasharit e Xhakës, të cilët luajnë për herë të parë në “Fadil Vokrri” kundër Kosovës.
Kombëtarja zvicerane aterroi dje në tokën dardane, teksa Shaqiri i tha Klanit se mezi pret të luajë këtë ndeshje.


