Faik Hoti plot nostalgji: Edhe unë isha aty…

Në ngjarjet e mëdha kulturore e sportive secili do të donte ta thoshte fjalinë e famshme plot krenari ‘edhe unë isha aty’.

Por, jo gjithkush e ka fatin me qenë prezent në ngjarje të mëdha, shkruan Mediafokus.info.

Në foton e publikuar nga Mediafokus.info, ku shihet legjenda e futbollit Fadil Vokrri, para një ndeshje të madhe futbolli në vitet 80-ta, ka komentuar me plot nostalgji zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Prishtina-Dinamo(Vinkovci) 3-1, ndeshja e fundit për atë sezon. Kam qenë si fëmijë në stadium në këtë ndeshje, të cilën simbolikisht nga qendra e ka nisur këngëtarja kroate Tereza Kesovija ( kjo në foto me Vokrrin). Këto pamje nuk përsëriten më!”, ka qenë komenti i dr. Hotit./Mediafokus.info/