Ajo i shërbeu njerëzimit vetëm një “falemnderit”

Tereza shqiptare është nëna që i shërbeu njëzimit vetëm për një falënderim. Falënderimin ajo e konsideronte shpërblimin më të madh që dikush mund t`i jipte asaj.

Para gjashtë vitesh, Nëna Terezë u shpall e Shenjtë. 5 shtatori është festë zyrtare në Vatikan.

5 shtatori është dita e shenjtërimit, ku në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e Nënë Terezës, të shërimit të të sëmurëve pas shuarjes së saj më 1997.

Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu.

Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

Shenjt Tereza, por që në mbarë botën thirret “Nënë Tereza”, një grua me fytyrë të imët, të rrudhur, të plakur, pushtoi imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”.

Shqiptarët ndihen krenarë me emrin e Nënë Terezës dhe e kujtojnë atë gjithmonë për veprat e mira që ka bërë për njerëzimin./Mediafokus.info