Falet Kurban Bajrami – Tërnava bën thirrje për paqe e solidaritet

Në Xhaminë e madhe në Prishtinë është bërë falja e namazit të Kurban Bajramit.

Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Me këtë rast Tërnava tha se tha se Kurban Bajramit është një ndër festat më të rëndësishmë për myslimanët.

“Edhe këtë vit për shkak të gjendjes pandemike nuk na është lejuar vizita në vendet e bekuara islamike, e prerja e kurbanit është devotshmëri e besimtarit. Prerja e kurbanit është obligim”, tha Tërnava.

Tutje ai shtoi se begatia e kësaj feste është sofra e Bajramit dhe respekti e dashuria familjare dhe farefisnore.

Ai ka bërë thirre për paqe, solidaritet dhe respektim të masave anti-Covid.

“Begatia e kësaj feste është edhe sofra e Bajramit, t’i shijojmë mirësitë e saj me dashuri dhe respekt pranë farefisit dhe familjeve tona”.

“Vëllezër dhe motra t’i shijojmë begatitë e kësaj feste, të jemi pranë njëri-tjetrit në të mirë dhe të keq. Të kujdesemi për shëndetin publik dhe ta dimë që virusi është akoma në mesin tonë”.