Falsifikuan dokumente, arrestohen një burrë dhe një grua në Prishtinë
Një mashkull dhe një femër janë arrestuar në Prishtinë për ‘falsifikim të dokumenteve’, njofton policia e Kosovës.
Prishtinë (NN) 30.03.2021 – 10:00. Pas një pune hetimore, më 07.04.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve privat me qëllim përfitimi të fondeve nga Ministria e Shëndetësisë. Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrollet në banesat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar: dokumente të ndryshme të dyshuara për falsifikim, dy telefona dhe një llaptop. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. (Foto arkiv)

