Familjarët e saj jetojnë mbi 100 vite, Sara Gjordeni tregon sekretin
Influencerja e njohur shqiptare, Sara Gjordeni, ka zbuluar për ndjekësit e saj një ritual të veçantë që është pjesë e përditshmërisë së familjes së saj për breza të tërë.
Ajo thekson se ky zakon ka ndihmuar në jetëgjatësinë dhe shëndetin e mirë të anëtarëve të familjes, duke u bërë një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre.
Në një seri postimesh në Instagram, Sara ndan praktikat e gjyshit të saj, tashmë 93 vjeç, i cili çdo mëngjes përdor një lugë bikarbonat sodiumi të pastër në një gotë ujë, një zakon që ai ka ndjekur për shumë vite.
Kur janë të sëmurë, rituali ndryshon disi, duke përzierë 30ml lëng limoni me bikarbonat dhe duke e konsumuar si “shot”.
Sara thekson se ky zakon është ndjekur jo vetëm nga gjyshi, por edhe nga motrat, vëllezërit dhe prindërit e tij, dhe shumë prej tyre kanë kaluar të 100-at.
Ajo e shpjegon se kjo është një traditë familjare dhe jo një rekomandim mjekësor, që ajo shpreson t’ia transmetojë edhe fëmijëve dhe nipërve të gjyshit të saj.

