Kolagjeni, një proteinë jetike për shëndetin dhe bukurinë

Diola Dosti – Nutriciste    

Kolagjeni është një proteinë në trupin e njeriut, i cili gjendet në muskuj, kocka, lëkurë, enë të gjakut, në aparatin tretës dhe tendina.

Përfitimet nga kolagjeni janë të mëdha, pasi është proteinë që, mbi të gjitha, kur vjen puna tek nyjat dhe tendinat, me fjalë të thjeshta, shërben si ‘ngjitës’ i tyre.

Kolagjeni prodhohet natyrshëm nga trupi ynë, por me kalimin e kohës, niveli i tij fillon të bjerë.

Duke qenë se niveli i tij bie, kjo shoqërohet me një proces degjenerativ të shenjave të plakjes, dhimbje kockash, kartilagj i dobësuar etj.

Faktorët tjerë, si ushqimi i pasur me sheqer, duhan-pirja dhe ekspozimi i gjatë në diell, kontribuojnë gjithashtu në uljen e nivelit të kolagjenit në trup.

Kolagjeni është proteinë komplekse, pasi ka 19 aminoacide të ndryshme, esenciale dhe jo esenciale.

Pra marrja e kolagjenit, është një mënyrë e mirë për të përfituar më shumë aminoacide si argininë, glutaminë, glycine dhe proline.

Kolagjeni është i përbërë nga tre zinxhirë, që së bashku krijojnë një helix trefish. Secili zinxhir ka mbi 1400 aminoacide.

Prolina dhe glycina janë tipi i parë i aminoacideve që gjenden në zinxhirët e kolagjenit.

Kur trupi ynë është i sëmurë apo nën stres emocional, ose nuk ushqehet shëndetshëm, kjo nënkupton se trupi nuk është në gjendje që t’i prodhojë vetë këto aminoacide dhe sigurisht që duhen marrë shtesë.

Përqindja më e madhe e aminoacideve të gjetura në kolagjen, janë:

Prolina: Përbën 15% të kolagjenit. Mbron enët e gjakut, kockat dhe zemrën.

Glycina: Përbën 1/3 e kolagjenit. Ndihmon në ndërtimin e zinxhirëve të ADN-së.

Glutamina: Krijon muskujt, ndihmon ata që vuajnë nga insomnia, parandalon humbjen e masës muskulare.

Arginina: Shndërrohet në oksid nitrik në trup. Është i shëndetshëm për arteriet dhe zemrën.

Për thonjtë që thyhen shpejt dhe janë delikat, kolagjeni ndihmon në forcimin e tyre.

Kolagjeni është një strukturë mikrofibriale. Janë së paku 16 lloje të ndryshme kolagjeni në trup. Shumica prej tyre, përfshijnë tipin 1, 2 e 3 të kolagjenit.

Por cilat janë tipat më të mirë të kolagjenit dhe cilat janë burimet e tyre?

Kur jemi te ushqimet e pasura me kolagjen, ato gjenden në lëngun e kockave të lopës, pula, peshku dhe membrana e vezëve.

Nga ndryshojnë ato?

Kolagjeni nga lopa vjen nga kockat dhe muskujt e saj. Bën pjesën në tipin 1 dhe 3 të kolagjenit, i cili ndihmon në ndërtimin e muskujve.

Kolagjeni nga pula bën pjesë në tipin 2 të kolagjenit dhe ndihmon shumë në ndërtimin e kartilagjenve.

Kolagjeni nga peshku është shumë më lehtë i absorbueshëm, krahasuar me të parët dhe bën pjesë në tipin 1 të kolagjenit. Është i pasur me glycinem prolinë dhe hydroxylproline.

Duke qenë së tipi 1 i kolagjenit gjendet në tërë trupin, marrja e kolagjenit nga peshku, sjellë përfitime për gjithë trupin, pra lëkurën, enët e gjakut, kockat, aparatin e tretjes, organet vitale etj.

Kolagjeni nga membrana e lëvozhgës së vezës, bën pjesë në tipin 1 të kolagjenit, 3, 4 dhe 10. Ndihmon më shumë për ndërtimin e muskujve.

Efektet anësore?

Ata që janë alergjikë apo intolerantë në mish lope, pulë, vezë apo peshk, nuk duhet ta përdorin.

Shtatzënat dhe gratë gjidhënëse apo dhe ata që marrin medikamente, duhet të këshillohen me mjekun e tyre, para përdorimit./Mediafokus/